Joshua kundër Fury: Gjithçka që duhet të dini për betejën me vlerë 200 milionë euro

Boksi

Joshua kundër Fury: Gjithçka që duhet të dini për betejën me vlerë 200 milionë euro

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:05
Joshua kundër Fury

Anthony Joshua dhe Tyson Fury janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje për një ndër betejat më të mëdha në histori të sportit.

Që nga koha kur Floyd Mayweather mposhti Manny Pacquiao para gjashtë viteve nuk ka pasur kaq shumë zhurmë për këtë ndeshje.

Sapo të nënshkruajnë, dy boksierët do fitojnë nga 100 milionë euro secili.

Ndeshja gjithashtu do përfundojë debatin se cili është kampioni i peshave të rënda, edhe pse Fury shihet si favorit.

Ja gjithçka që duhet të dini për këtë super përballje:

1.Çfarë nuk është arritur ende në marrëveshje mes dy boksierëve

Eddie Hearn ka premtuar se do e bëjë njoftimin brenda disa jave, por së paku një muaj.

Ai ka besim që kontrata do nënshkruhen dhe një numër i problemeve do zgjidhen, duke përfshirë cili hynë i pari në ring dhe emri i të cilit do dal i pari.

Tjetër problem është edhe transmetimi, meqenëse Sky dhe DAZN (nga Joshua) duhet të arrijnë marrëveshje me BT Sport dhe ESPN (nga Fury) që do i mbante të gjithë të lumtur.

2.Kur dhe ku do zhvillohet beteja

Nuk ka pasur ndonjë datë dhe vend të veçantë se ku do zhvillohet ndeshja, njësoi si njoftimi.

Sapo kontrata finale të nënshkruhen, ndeshje do mbahet shumë lehtë. Nuk ka shanse që të zhvillohet në Britani, shkaku i pandemisë së COVID-19.

Pritet që ndeshja të zhvillohet në Arabinë Saudite, edhe pse shtetet e tjera si Singapor, Kina dhe Amerika kanë shprehur interesim.

Pritej që kjo ndeshje të zhvillohet në maj, mirëpo tani duket se do mbahet në qershor para se të nis kampionati Evropian 2020.

3.Sa rripa do jenë në garë

Edhe pse lufta shihet si e pashmangshme, fituesi do kurorëzohet si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, i pari qysh nga Lennox Lewis në vitin 2000.

Ende s’është konfirmuar, mirëpo Joshua synon që përmes kësaj beteje të fitojë katër rripa nga Fury, në rast që fiton.

4.A do ketë rimetch

Kur Eddie Hearn njoftoi se marrëveshja në anën financiare është arritur në verën e kaluar, ai gjithashtu zbuloi se do jenë dy ndeshje.

Në mënyrë që të kenë të drejtë 50/50, do zhvillohen dy beteja dhe pritet që rimetchi të ndodh në nëntor ose dhjetor të këtij viti në “Cardiff Principality Stadium”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat