Joshua: Nuk më intereson nëse tani është mbipeshë

Boksi

Joshua: Nuk më intereson nëse tani është mbipeshë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:51
Joshua: Nuk më intereson nëse tani është mbipeshë

Boksieri britanik Anthony Joshua nuk kërkon t’i lërë asgjë rastësisë dhe po përgatitet intensivisht për duelin ndaj Tyson Fury. Një duel mes dy boksierëvë britanikë, që pritet të zhvillohet këtë verë dhe do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Në një deklaratë për “Daily Mail”, Joshua që mban titujt e kategorive WBA, WBO dhe IBF, shprehet se pret përballë versionin më të mirë të Fury. Ai nuk beson në faktin se rivali i tij do të jetë mbipeshë, siç është dukur së fundi në rrjetet sociale, me Fury që del nga deti, ku po lahej në mes të dimrit dhe duket sikur ka vënë sërish bark.

Fury nuk ka dueluar në 12 muajt e fundit. “Para se të nisë fazën përgatitore ai mund të jetë me bark, por gjërat do të jenë ndryshe në fundin e saj.

Do të përgatitem për t’u përballur me versionin më të mirë të Fury, ndaj nuk më intereson nëse tani është mbipeshë. Do të përgatitem për të mos bërë asnjë gabim, pasi e di që Fury do të jetë në formë”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat