Ben i përgjigjet Markut: Është shumë mbrapa meje, u rrëzua nga një boksier i kategorisë më të ulët

Boksi

Ben i përgjigjet Markut: Është shumë mbrapa meje, u rrëzua nga një boksier i kategorisë më të ulët

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:52
Florian Marku dhe Conor Ben

Boksieri shqiptar Florian Marku, deri me tani i pamposhtur është duke kërkuar me ngulm një duel me boksierin britanik, Conor Ben.

Mirëpo, Ben nuk është fare i interesuar që të përballet me shqiptarin dhe e ka refuzuar disa herë zyrtarisht.

Pas fitores së fundit, Marku e quajti Benin frikacak duke thënë se duelet vetëm me kundërshtarë të dobët që të ketë epitetin e të pamposhturit.

Ndërsa, së fundmi edhe Ben i është përgjigjur duke thënë se Marku është shumë mbrapa tij dhe se duelet që bën ky i fundit i ka kryer shumë më herët.

“Ai mund të flas si të dojë, mund të më quajë frikacak, por është shumë mbrapa meje. Duele si këto që bën Marku, unë i kam kryer me kohë. Ai u ndesh me një kundërshtar të një peshe të ulët dhe u rrëzua prej tij”.

“Kam objektiva shumë më të mëdhenj. Kam mundur një ish kampion bote, si Sebasitan Formella, tani do përballem me Samuel Vergas, i cili ka boksuar me boksierët më të mirë të kësaj gjenerate”, u shpreh ai.

Mbetet të shihet nëse me kalimin e kohës, Ben do ndryshojë mendje dhe të pranojë sfidën e Markut, që vazhdon të jetë i pamposhtur në tetë takimet (7 fitore, 6 me nokaut dhe një barazim).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat