Aziz Salihu në festë, gjunjëzon Popoviqin e Vujkoviqin, shpallet boksieri më i mirë i të gjitha kohërave

Boksi

Aziz Salihu në festë, gjunjëzon Popoviqin e Vujkoviqin, shpallet boksieri më i mirë i të gjitha kohërave

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:57
Aziz Salihu në festë, gjunjëzon Popoviqin e Vujkoviqin, shpallet boksieri më i mirë i të gjitha kohërave

Azizi Salihu është sikur në qiellin e shtatë! Sportisti i Shekullit ka një mijë një arsye që të mburret, sipas tij, u shpall boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në ish Jugosllavi.   

“Ish boksierët më të mirë në ish Jugosllavi, kroatët, boshnjakët, serbët, malazezët, maqedonët, sllovenët, formuan një komision dhe më zgjodhën më të mirin e të gjitha kohërave në ish Jugosllavi.

Unë si sportistë ndër më të mirët në Evropë, jam shumë krenar që u zgjodha më i miri i të gjitha kohërave duke e mposhtur konkurrentët e mi, si Popoviqin dhe Vujkoviqin.

Image

Të gjithë e dinë se si i kam mundur rusët dhe amerikanët, gjithherë kam bë bum, kam mposhtur amerikanët dhe boksierët më të mirë në Evropë. Qind për qind  isha më i miri dhe që edhe sot më shpallën më të mirin të të gjitha kohërave, Jam më i miri”, - shprehet Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

“Zizi” është fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984. “Tri herë kam marrë pjesë në Lojërat Olimpike, në kategorinë e rëndë dhe për mua është kënaqësi që elita më zgjodhi më të mirin e të gjitha kohërave.

Ka pasur kampion olimpik si Parllovi në gjysmë të rëndë etj. ndërsa unë në kategorinë e rëndë isha më i miri. Unë së bashku me Sami Buzollin jemi më të mirët të te gjitha kohërave! Unë për kategorinë e rëndë dhe Buzolli në mizë. Kam mundur boksierët më të mëdhenj në ish Jugosllavi, Evropë dhe në botë”, përfundon Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat