Aziz Salihu së shpejti me kravatë, kampion në boks e kampion për femra!

Boksi

Aziz Salihu së shpejti me kravatë, kampion në boks e kampion për femra!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:37
Kur ishte i ri Aziz Salihu

Ka lind kampion, kështu e thotë shpesh herë edhe vet Aziz Salihu, ish boksieri i mirënjohur dhe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Nuk ka trofe që nuk ka në vitrinat e tij, së fundi e shpallën boksierin më të mirë të të gjitha kohërave në ish Jugosllavi! 

‘Zizi’ në Kosovë është Sportist i Shekullit, ndërsa boksieri më i mirë i të gjithave kohërave në ish Jugosllavi. 
Kryetarit të klubit të boksit të Prishtina, tani i ka mbetur edhe një gjë që ta realizojë, po e mendon së shpejti edhe kravatën sepse iu ka hije emrave të mëdhenj botëror. Ai, si gjithmonë ndihet i lumtur që është kampion në boks e kampion për femra!

Kampion për femra, se kjo gjini gjithmonë e ka përkrahur dhe e ka nderuar si emër i madh dhe kanë qenë motiv shtesë për sukseset e tija. Salihu ndihet keq nganjëherë për ndonjë koleg të tij që nuk i ka këto suksese, as Sportist i Shekullit as më i miri i të gjitha kohërave.

“Zizi” si gjithmonë i është falënderues popullit shqiptar, familjes dhe bashkëshortes së tij, Agimes, që e ka përkrahur gjithmonë. Salihu është edhe themelues i Komitetit Olimpike dhe disa sporteve në vitet e pavarësimit të sportit. “Zizi” sot duke më i buzëqeshur se kurrë! Triumfues!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat