Marku: I kemi treguar Anglisë që shqiptarët janë ndryshe nga tjerët

Boksi

Marku: I kemi treguar Anglisë që shqiptarët janë ndryshe nga tjerët

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 22:36
Florian Marku

Javën e kaluar, Florian Marku, fitoi përballjen me britanikun Rylan Charlton në meçin e vlefshëm për kategorinë velter.

Kjo ishte fitorja e tetë për të nga nëntë duele sa ka në boksin profesionist.

Marku ka folur rreth meçin duke thënë se ishte fitore e lehtë.

“Nuk ka qenë ndeshje e vështirë. Për mua ai ishte kundërshtari më i vështirë në letër, por e kam fituar duelin lehtë. Ndeshja ishte 10 rounde, jo me 6 siç isha mësuar. Ai tha që do të fshijë dyshemen me Florian Markun, por unë ia ndryshova ftyrën. Ai foli shumë për mua, por i ra pishman” deklaroi Marku.

28 vjeçari nga Lushnja thotë se është krenar që është shqiptar. Ai mendon që përmes këtij sporti, do t’i dëshmojë botës që shqiptarët janë ndryshe nga tjerët.

“Shqiptërët më kanë përkrahur gjithmonë. Unë gjithmonë para meçeve, dëgjojë muzikë shqip. Çdo ditë po i tregojmë botës që shqiptarët nuk janë si të tjerët” deklaroi Marku.

Ndryshe, boksieri shqiptar theksoi që ka marrë shumë oferta dhe së shpejti do të zyrtarizojë meçin e radhës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat