Aziz Salihu në zi, i vdesin dy anëtarë të familjes

Boksi

Aziz Salihu në zi, i vdesin dy anëtarë të familjes

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:23
Aziz Salihu në zi, i vdesin dy anëtarë të familjes

Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, ështlë në zi me familje, i ndërrojnë jetë dy anëtarë të familjes.

Ai lajmin e ka konfirmuar përmes profilit të tij në facebook, se sot i kanë vdekur dy gratë të axhallarëve.

"Sot morëm lajmin e hidhur. Ndërruan jetë dy mbretëreshat e familjes Salihu.

Image

Zoti i shperbleftë me Xhenet”, ka shkruar Salihu, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984.

Reshat Salihu, vëllai i ish boksierit të mirënjohur, ka bërë të ditur për gazetën "Bota sot", se të dyja janë gra të axhallarëve, njëra vdes nga Covid 19 dhe tjetra në moshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat