Kosova u përjashtua me urdhër të Aleksandër Vuçiqit!? Asnjë reagim nga federata

Boksi

Kosova u përjashtua me urdhër të Aleksandër Vuçiqit!? Asnjë reagim nga federata

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:20
Kosova u përjashtua me urdhër të Aleksandër Vuçiqit!? Asnjë reagim nga federata

Si është e mundur që të organizohet Liga rajonale e boksit dhe pa asnjë ekip të Republikës së Kosovës. 

Si është e mundur të mos jetë Kosova në garën rajonale të boksit që organizohet për herë të parë, ku marrin pjesë klubet nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, por nuk figuron Kosova, ky është skandal!

 Lloznica (Serbi), Zhelezniçari (Bosnja e Hercegovina), Vardari (Maqedonia Veriore) dhe Mali i Zi Sokolovi (Mali i Zi) do të garojnë në Grupin A të ligës rajonale. Grupi B përbëhet nga Maribori (Slloveni), Cërvena Zvezda (Serbi), Vitezov Zagreb (Kroaci) dhe Radnik Bjelina (Bosnja e Hercegovina). Në raundin e parë do të takohen Cërvena Zvezda - Maribor dhe Vitezov - Radnik.

“Bashkëpunimi rajonal dhe liga rajonale e boksit u iniciuan nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe në takimin e tij ishin presidentët e të gjitha federatave, që nënshkruan deklaratën për krijimin e ligës”, tha sot pas shortit në Sarajevë presidenti i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin.

Kjo i bie që Vuçiq e ka krijuar këtë ligë dhe e ka përjashtuar Kosovën. Federata e Boksit të Kosovës deri me tash nuk ka asnjë reagim zyrtar.

Të paktën si federatë u desh të reagojnë në AIBA dhe të protestojnë për këtë idiotizëm që e kanë bërë serbët.  Ose të sqarojnë opinionin, a janë kontaktuar apo janë përjashtuar me urdhër të Vuçiqit. Vet Borovçanin e thotë se iniciator i ligës është Vuçiq.

Liga fillon muajin tjetër dhe marrin pjesë tetë klube nga gjashtë vende të ish Jugosllavisë.

“Kjo garë sigurisht që do të kontribuojë në zhvillimin e boksit në rajon, por gjithashtu të gjithë boksierët do të kenë ndeshje cilësore falë të cilave do të jenë konkurrues në Evropë dhe botë. Besoj se të gjithë do të dalin fitues dhe se boksierët nga të gjashtë ish republikat do të fitojnë medalje në Kampionatin Evropian dhe Botëror, dhe së shpejti në Lojërat Olimpike”, tha Borovçanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat