Ruiz paralajmëron Joshua e Fury

Boksi

Ruiz paralajmëron Joshua e Fury

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:34
Ruiz paralajmëron Joshua e Fury

I rikthyer në ring pas një periudhe të gjatë pushimi, boksieri meksikan Andy Ruiz Jr arriti të mposhtë me vendim unanim të gjyqtarëve amerikanin Chris Arreola.

Fitore që i hap dyert ish-kampionit të botës në peshën e rëndë për të shpresuar sërish për titujt kampionë, që dikur ia pat rrëmbyer Anthony Joshua.

“Ishte një duel i vështirë, pasi kisha një periudhë të gjatë pa dueluar. Gjithsesi, ia dola mbanë dhe ndihem në formë. Transformimi që ka bërë gjatë muajve të fundit dha efekt dhe tani jam gati për të tjera sfida, për të tjerë objektivë të rëndësishëm për mua. Kisha nevojë për ndryshim dhe ia dola mbanë”, tha Ruiz.

“E di që janë dy boksierë britanikë që kanë titujt, që do të përballen mes tyre së shpejti, por në listë për të dueluar për titullin kampion jam edhe unë. Kam një mision mbi shpinë për të realizuar dhe dua ta çoj atë deri në fund. Tashmë Joshua e Fury duhet të më llogarisin edhe mua në garën për titull”, tha Ruiz Jr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat