Xhevdet Peci humb durimin: Nuk meriton Lah Nimani kësi turneu! Katastrofë 

Boksi

Xhevdet Peci humb durimin: Nuk meriton Lah Nimani kësi turneu! Katastrofë 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:46
Xhevdet Peci humb durimin: Nuk meriton Lah Nimani kësi turneu! Katastrofë 

Legjenda e boksit, Xhevdet Peci, është i zhgënjyer me Federatën e Boksit të Kosovës, në mënyrën se si e organizojnë turneun e boksit “Lah Nimani”.

Peci kritikon ashpër dhe sipas tij, Nimani është emër i madh dhe turneu duhet të jetë i nivelit të lartë.  

“Nuk meriton Lah Nimani kësi turneu, kjo është katastrofë. 

Gjynah prej emrit Lah Nimani, më mirë mos me mbajt hiq se kështu me mbajt turneun. 

Ofendim është për Lah Nimanin, të gjithë e dijnë se kush ishte ai”, tha Xhevdet Peci për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Këtij mendimit iu bashkuan edhe boksierët tjerë të gjeneratës së artë, si Afrim Majanci, Enver Hajredini e Nazif Gashi. 

Peci apo njeriu që i solli pesë tituj Prishtinës në ish Jugosllavi, është i revoltuar se si po e  trajtojnë tash e sa vite turneun e të madhit Lah Nimani, që ka qenë trajneri më i mirë që njeh historia shqiptare në sport.

“Lah NImani kurrë nuk ka punuar me juniorë. Është turp se si e mbajnë këta turneun për juniorë, për një trajner të madh, që ka qenë komandant suprem me suksese në sportin shqiptar. 

Të mbahet turneu për juniorë për Lah Nimanin është nënvlerësim për një trajner të madh, të kalibrit botëror”, thotë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat