Demolli, i vetmi gjyqtar nga Kosova në Kampionatin Evropian

Boksi

Demolli, i vetmi gjyqtar nga Kosova në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2021 Në ora: 16:24
Demolli, i vetmi gjyqtar nga Kosova në Kampionatin Evropian

Latif Demolli është i vetmi gjyqtar në boksin shqiptar që po e ndanë drejtësinë në Kampionatin Evropian U-22, që po mbahet në Roseto të Italisë.

Demolli është prej gjyqtarëve më të vlerësuar në kampionat, në fakt është edhe një imazh i mirë edhe për sportin në përgjithësi të Kosovës.

Në Kampionatin Evropian po marrin pjesë 41 shtete me 300 boksierë, ndërsa Demolli ndihet krenar që i referon meçet kryesore. 

Kosova mori pjesë me tre boksierë por u eliminuan, ndërsa me rezultate më së miri doli Besart Pireva në kategorinë 81 kg, por u dëmtua nga gjyqtarët. 

Demolli ka vite që referon në nivelet të larta dhe ka një reputacion të veçantë po ashtu edhe në këtë kampionat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat