Ja kush ia bleu garderobën 1000 euro Aziz Salihut në Beograd 

Boksi

Ja kush ia bleu garderobën 1000 euro Aziz Salihut në Beograd 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:59
Ja kush ia bleu garderobën 1000 euro Aziz Salihut në Beograd 

Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, çuditet pse në Kosovë nuk e ka respektin si në shtetet e rajonit dhe të Evropës.

Para pak kohe u ftua në Beograd si mysafirë nga gjeneratat e artë e boksierëve të ish republikave të ish Jugosllavisë!

Siç tregon ‘Zizi’, aty u nderua si emër i madh sportiv dhe para pak kohe e zgjodhën edhe boksierin më të mirë të të gjitha kohërave në kategorinë në rëndë në shtetin që nuk ekziston më.

Image

Salihu tregon edhe një detaj interesant për respektin e madh që pati nga ajo gjeneratë e artë.  

Boksierët e asaj gjenerate, shkuan në njërën nga dyqanet e Beogradit dhe e nderuan me një garderobë të shtrenjtë (kat desha me kravatë), me vlerë 1000 euro. 

“Çudi, kur isha në Beograd, ish gjenerata e artë me nderuan fortë e me një kat desha, çorapë e këpucë, me vlerë 1000 euro. Në Kosovë nuk me bëjnë hesap”, ankohet Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat