Fitoi medalje ari, qeveria nderon sportistin me letra higjienike dhe salsiçe

Boksi

Fitoi medalje ari, qeveria nderon sportistin me letra higjienike dhe salsiçe

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 07:41
Ronnis Vlvarez

Nëse jeni mësuar që vendet të nderojnë kampionët e tyre me para dhe nderime të tjera, në Kubë atletët shpërblehen në një mënyrë tjetër, thuajse tallëse. Boksieri Ronnis Vlvarez, i cili fitoi medaljen e artë në të rinjtë në Kampionatin Pan-Amerikan të mbajtur në Meksikë, mori si nderim nga qeveria një shportë me ushqime bazë dhe produkte higjienike, si çmimi për suksesin e tij sportiv.

Imazhi i boksierit Ronnis Vlvarez me produkte si salsiçe, vaj, kungull dhe deodorant shkaktoi indinjatë në vend.

Kuba ka qenë një nga zbulimet më të mëdha në Lojërat Olimpike "Tokio 2020" pasi u rendit e 14-ta në tabelën e medaljeve me 7 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 5 të bronzta.

Një pjesë e madhe e këtyre medaljeve për Kubën kanë ardhur nga sporti i boksit. Pavarësisht suksesit kuban në Lojërat Olimpike, imazh i shpërblimit të  boksierit të ri është bërë viral që tregon çmimin e dobët me të cilin qeveria kubane shpërblen disa nga kampionët e saj në garat kryesore ndërkombëtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat