Pësoi humbje “horror”, boksierin e njohur e ushqen gruaja e tij - nuk mund t’i hap as sytë

Boksi

Pësoi humbje “horror”, boksierin e njohur e ushqen gruaja e tij - nuk mund t’i hap as sytë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 10:24
Manny Pacquiao

Manny Pacquiao është filmuar duke u ushqyer nga gruja e tij, derisa përpiqej të hapte sytë pas humbjes ngaj Yordenis Ugas.

Pacquiao u mposhtë nga Ugas kur u kthye në ring pas një pushimi dyvjeçar të shtunën e kaluar në Las Vegas.

Bokseri me famë botërore pësoi dëme të konsiderueshme në sy gjatë luftës për titullin botëror.

Atij iu deshën pesë qepje në një prerje pranë syrit të tij të majtë.

Gruaja e tij, Jinkee u filmua duke e ushqyer bashkëshortin e saj ngase ai nuk ishte në gjendje të ushqehej vetë për shkak të plagëve.

42-vjeçari gjithashtu dukej i paaftë për të hapur sytë pas goditjeve të rënda të Ugas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat