Florian Marku: Po ta kisha babin si të atij më vinin para Joshuas

Boksi

Florian Marku: Po ta kisha babin si të atij më vinin para Joshuas

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:12
Florian Marku: Po ta kisha babin si të atij më vinin para Joshuas

Florian Marku nuk heq dorë nga sfida e hapur për Conor Benn. Britaniku ka qenë shënjestra e tij prej kohësh, por gjithnjë ka hasur në refuzim.

Pas fitores së titullit të parë kundër Maxim Prodan-it, boksieri shqiptar ka përmendur emrin e Benn si kundërshtarin që do të dëshironte të ndeshej në vijim.

Nuk kanë munguar as thumbat për të, teksa përmend faktin se përfiton nga emri i të atit të tij, një boksier tepër i njohur. Në të kundërt nga Benn, Marku tregon se nuk ka një mbështetje të tillë, për këtë arsye e vendosën në fillim të eventit të zhvilluar në stadiumin e Tottenham-it.

“Conor Benn. A e ke parë ku më vunë? Në fillim të shfaqjes. Ai bën mrekulli duke përdorur emrin e babait të tij. Nëse babai im do të ishte si i tij, ata do të më fusnin përpara eventit kryesor.

Unë dua t’i uroj fat të mirë, nuk dua të përmend emrin e tij, nuk më intereson. Nëse duan të më sjellin kundër tij, unë do të luaj, siç bëj me të gjithë.

Dua të falënderoj të gjithë tifozët shqiptarë dhe britanikë që më mbështesin dhe mendoj se ishin shumë këtu. I dëgjova zërat e tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Unë do të jap jetën time derisa të bëhem kampion bote”, ka thënë Florian Marku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat