Haxhi Krasniqi pritet gjatë kësaj ore të futet në ring 

Boksi

Haxhi Krasniqi pritet gjatë kësaj ore të futet në ring 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2021 Në ora: 18:55
Haxhi Krasniqi pritet gjatë kësaj ore të futet në ring 

Po vjen e shtuna drithëruese! 

9 tetori pritet me emocione të mëdha nga kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Boksieri Haxhi Krasniqi do të mbrojë titullin e kampionit të botës në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë. 
Meçi zhvillohet në Magdeburg, ku Krasniqi përballet me Dominic Bösel.

Meçi pritet të fillojë pas orës 22.00 apo 23.00, gjithçka varet nga parameçet që do të zhvillohen. 

Krasniqi është i përgatitur maksimalisht dhe me optimizëm i futet këtij dueli, me synim vetëm fitore dhe asgjë tjetër.

Krasniqi e njeh mjaft mirë Boeselin, po ashtu i ka edhe disa nga përparësitë e tija, që e bëjnë gjithnjë e më afër që të mbrojë titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat