Mike Tyson: Ajo do të kujtohet një nga sfidat më të bukura në histori

Boksi

Mike Tyson: Ajo do të kujtohet një nga sfidat më të bukura në histori

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:14
Mike Tyson: Ajo do të kujtohet një nga sfidat më të bukura në histori

Legjenda e boksit Mike Tyson ka mbetur i mahnitur nga dueli mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder, duke e vlerësuar këtë përballje si një ndër më të bukurat në historinë e këtij sporti.

Ai tha se në këtë sfidë nuk pati humbës, pasi të dy boksierët dueluan fort dhe dhuruan spektakël në ring.

Fury e fitoi atë sfidë me KO në raundin e 11-të, duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë (WBC).

“Sfida mes Fury dhe Wilder do të mbahet mend si një nga duelet më të mëdhenj në histori, për grushtet dhe emocionet që përcolli te fansat. Boksierët vendosën zemrën dhe grintën në ring”, tha “Iron Mike”.

“Në atë sfidë nuk pati humbës. Ajo ishte një përballje që kaloi çdo parashikim, çdo limit. Ata të dy arritën statusin e sfidës më të bukur”, tha Mike Tyson.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat