Evreni ia tregon vendin serbit: Darko turp të qoftë, Kosova nuk ka qenë kurrë Serbi

Boksi

Evreni ia tregon vendin serbit: Darko turp të qoftë, Kosova nuk ka qenë kurrë Serbi

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:01
Evreni ia tregon vendin serbit: Darko turp të qoftë, Kosova nuk ka qenë kurrë Serbi

Menaxheri i sporteve luftarake, MMA, Evren Dalipi, i përgjigjet ashpër sportistit serb, Darko Stoshiq, me mendësi aspak sportive.

Darko paska shkruar në rrjetet sociale: “A është e mundur kjo!

Harta e Serbisë pa Kosovën në medaljet e Kampionatit Botëror të boksit që po mbahet në Serbi?”.

Nga ana tjetër, Dalipi i përgjigjet fuqishëm Darkos, duke ia treguar vendin. 

“Kosova nuk ka qenë kurrë Serbi, nuk do të jetë kurrë, Kosova është shtet i pavarur për 13 vjet, turp për një sportist çetnik si ju që përhap urrejtje etnike te njerëzit, ju duhet të jeni shembull për brezin e ri. Përshëndetje nga Shqipëria e Madhe”, shkruan mes të tjera Dalipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat