Qeveria e Kosovës me reagim të ashpër për Serbinë, pasi nuk i lejoi hyrjen boksierëve

Boksi

Qeveria e Kosovës me reagim të ashpër për Serbinë, pasi nuk i lejoi hyrjen boksierëve

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 21:30
Ekipi i Kosovës

Ekipi i boksit të Kosovës,d y herë nuk është lejuar sot të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që nesër nis në Beograd të Serbisë.

Pasi u ndaluan dy herë, Qeveria e Kosovës, saktësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dal me një reagim për Serbinë.

MKRS ka treguar se kanë dërguar kërkesë me shkrim tek ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udovičić që të lejohet hyrja e sportistëve nga Kosova.

Komunikata e plotë e MKRS-së:

REAGIM:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dënon ashpër vendimin e sotëm të auroriteteve të Serbisë, të cilët penguan hyrjen e sportistëve tanë në territorin e tyre, për shkak të simboleve shtetërore në uniforma.

Me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, kanë shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit.

Federata e Boksit të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit (AIBA).

Kërkojmë nga organet kompetente të shtetit të Serbisë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që garuesit tanë të arrijnë në kohë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

Këtë kërkesë e kemi drejtuar edhe me shkrim tek ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, z. Vanja Udovičić.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat