Gënjeshtra e servilit të Vuqiqit, Nenad Borovçanin: Kosova nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në Botërorin e Beogradit

Boksi

Gënjeshtra e servilit të Vuqiqit, Nenad Borovçanin: Kosova nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në Botërorin e Beogradit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:10
Gënjeshtra e servilit të Vuqiqit, Nenad Borovçanin: Kosova nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në Botërorin e Beogradit

Nenad Borovçanin është kryetar i Federatës së Boksit të Serbisë, krahu i djathtë i Aleksandër Vuçiqit, paska thënë se Kosova nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror! 

Borovçanin theksoi se politika nuk ka lidhje me sportin! 

Ky gënjeshtar e servil i Aleksandër Vuçiqit, paska harruar se boksierët e Kombëtares së Kosovës tre herë janë kthyer në kufi dhe ka reaguar edhe AIBA. 

“E ashtuquajtura Kosova nuk është në listë, marrin pjesë boksierë nga 103 shtete, e ashtuquajtura Kosova nuk ekziston, as boksierët e tyre. Ata nuk janë zyrtarisht në listë”, kështu ka thënë Borovçanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat