Meçi drithërues në orët e para të mëngjesit

Boksi

Meçi drithërues në orët e para të mëngjesit

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:40
Meçi drithërues në orët e para të mëngjesit

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, në Las Vegas (MGM Grand Arena) do të zhvillohet sfida e boksit mes meksikanit Canelo Alvarez dhe amerikanit Caleb Plant.

Ky duel është i vlefshëm për titujt kampionë bote të peshës super së mesme.

Alvarez mban titujt e kategorisë WBA, WBO, WBC dhe “The Ring”, ndërsa plant atë të kategorisë IBF.

Ndaj, kjo sfidë do të unifikojë titujt kampionë bote në këtë Divizion, një përballje që pritet të jetë e zjarrtë dhe me shumë emocione.

Dy boksierët kanë kryer sot peshimet zyrtare, me Alvarez që peshonte 76.2 kilogramë, ndërsa Plant peshonte 75.7 kilogramë. Pra, dy boksierët ishin pothuajse në të njëjtën peshë, çka garanton një spektakël në ring.

Si Alvarez ashtu dhe Plant nuk i kanë kursyer sharjet dhe fyerjet ndaj njëri-tjetrit në momentin e peshimit dhe ballafaqimit “face off”. Të dy synojnë fitoren, me Alvarez që numëron 56 fitore, 1 humbje e 2 barazime në karrierë. Ndërsa Plant është i pamposhtur, 21 fitore, 0 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat