Florian Marku i thërret këngës para meçit: Çohuni burra, çohuni gra…

Boksi

Florian Marku i thërret këngës para meçit: Çohuni burra, çohuni gra…

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 23:18
Florian Marku i thërret këngës para meçit: Çohuni burra, çohuni gra…

(E plotësuar) - Florian Marku i papërmbajtshëm, e çon në këmbë Londrën. Marku e mbron titullin e kampionit në kategorinë IBF.

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka luftuar për tetë runde ndaj francezit Jorick Luisetto, duke u treguar më i mirë.

Florian Marku po bëhet gati për meçin e radhës, ku kësaj radhe do të përballet me francezin Jorick Luisetto.

Boksieri shqiptar që njihet për fansat e tij të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, duket se është gati për meçin.

Faqja në Instagram ‘Sjamboxing’, ka publikuar pamje nga dhoma e zhveshjes së Markut, ku nuk mungojnë këngët patriotike.

Ai ka lëshuar këngën e tij të zakonshme: “Për Preshevën gjithë me ra”, ku edhe ka kënduar.

Para meçit “Mbreti Shqiptar”, boksieri Florian Marku ka kënduar këngën: “USHTARI UÇPMB-SE – ÇOHNU BURRA (KËNGË PËR TËRRNOVCIN)”.

“o qohnu burra, o qohnu gra’e,
o për Tërrnovcin të gjithë me ra’e,

o jo mërgime, o jo larg nesh’e,
o po na pret gjithë vendi shpresë’e”

Marku sonte është në mbrojtje të titullit kampion të kategorisë IBF të cilën e siguroi në ndeshjen e tij  të fundit.

“Mbreti” shqiptar premtoi se nëse fiton sonte, ndeshja e radhës do të jetë në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat