Gazetarët e Beogradit iu futen në zyre Xhevdet Pecit, ky ishte reagimi i papritur

Boksi

Gazetarët e Beogradit iu futen në zyre Xhevdet Pecit, ky ishte reagimi i papritur

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 16:25
Gazetarët e Beogradit iu futen në zyre Xhevdet Pecit, ky ishte reagimi i papritur

Legjenda e boksit të Kosovës, Xhevdet Peci, ka pasur peripecitë e tija në periudhat e ndryshme.

Ish boksieri që ia solli të gjitha titujt Prishtinës, pesë tituj kampioni në ish Jugosllavi, në edicionin 1985-1986, u përjashtua përjetë nga boksi, pasi që e rrahu gjyqtarin serb Zhivkoviq, në meçin mes Buduçnostit të Podgoricës dhe Prishtinës.

E gjitha kishte ndodhur pasi që Peci me pikë qëllimi u dëmtua nga gjyqtari serb sepse klubi me renome shqiptar nuk shikohej me sy të mirë nga regjimi ish jugosllav dhe serb. 

Pasi Peci u përjashtua përjetë nga boksi, ndodhi një çudi në vitin 1987.

Në Prishtinë mbahej Kampionati Ballkanik dhe gazetarët nga Beogradi, aq mendjelehtë, duke menduar se do ta bindin nokautuesin e njohur, Xhevdet Peci, nisen në vitin 1987 për në kryeqytetin e Kosovës.

Ata shkojnë në zyre për të biseduar me Pecin dhe për të bindur, se ata do të janë që do t’ia heqin dënimin, vetëm të boksojë në Kampionatin Ballkanik.

Gazetarët nga Beogradi as që e kishin pritur se Peci nuk do të diskutonte këtë punë, por iu kishte kërkuar që ata të largohen nga zyra.

“Ata ishin futur në zyre me optimzëm se Peci do të bindet, por gabuan. Peci ishte i vendosur dhe as që donte të bisedonte për këtë punë me ta.

E kishte vendosur që kurrë mos të kthehet në ring, nuk mund t’i duronte hilet nga ai regjim ish jugosllav. Iu kërkoj gazetarëve serbë nga Beogradi që të dilni jashtë dhe kështu edhe ndodhi”, tregon një burim i afërt me Xhevdet Pecin për gazetën kombëtare "Bota sot".

Pecit i kujtohet si sot ajo kohë. “Atëherë kundër nesh nuk ka pasur gjasa me fituar, por politikisht kemi qenë të dëmtuar”, kishte thënë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat