IOC ka kërcënuar shtetin serb, shkak boksierët e Kosovës

Boksi

IOC ka kërcënuar shtetin serb, shkak boksierët e Kosovës

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:53
IOC ka kërcënuar shtetin serb, shkak boksierët e Kosovës

Presionet e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Boksit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe në Federatën Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA) kanë nisur të japin efektet e para.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përmes një deklarate të dhënë në mediat izraelite dhe të publikuara në media të ndryshme botërore, ka lëshuar kërcënimin e parë për Serbinë. IOC ka kërcënuar shtetin serb me mos dhënien e organizimit të ngjarjeve të mëdha, nëse vazhdon diskriminimi i sportistëve të Kosovës.  

E gjithë kjo vjen pas diskriminimit të boksierëve tanë në muajin tetor të këtij viti, të cilëve iu mohua hyrja në këtë shtet dhe pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit, të organizuar në Beograd.

Vitin e ardhshëm, pikërisht në Beograd, do të mbahet Kampionati Botëror i Mundjes dhe atletik, ku mundësit dhe atletët tanë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen, shkruan mes të tjera në faqen e KOK-ut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat