​Usyk i bashkohet ushtrisë ukrainase: Nuk e di kur do të boksojë më, nësë më kërcënohet jeta, jam i gatshëm të vras

Boksi

​Usyk i bashkohet ushtrisë ukrainase: Nuk e di kur do të boksojë më, nësë më kërcënohet jeta, jam i gatshëm të vras

Më: 3 mars 2022 Në ora: 10:03
Oleksandr Usyk

Oleksandr Usyk nuk e di se kur do të boksojë sërish pasi është regjistruar për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi rus.

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës tani është mbret i peshave të rënda të ËBA, IBF dhe ËBO, pasi ka rrëzuar nga froni Anthony Joshuan në shtator.

AJ ka aktivizuar klauzolën e tij kontraktuale për të detyruar një revansh ndaj tij. Megjithatë, kjo tani është në dyshim të madh pasi Usyk u regjistrua në Mbrojtjen Territoriale të Kievit në mes të pushtimit të vazhdueshëm nga trupat e Vladimir Putinit.

Duke folur përmes një lidhjeje video nga një bodrum në Kiev, Usyk tha për CNN: “Vërtet nuk e di se kur do të rikthehem në ring. Vendi im dhe krenaria ime janë më të rëndësishme për mua sesa një rrip kampionati.”

I pyetur nëse është i përgatitur të marrë një jetë njeriu, Usyk tha: “Nëse dikush do të më marrë jetën time ose njerëzit e mi që janë afër meje, nuk do të kem zgjidhje. Unë nuk dua të vras askënd, nuk dua të qëlloj askënd, por nëse do të jetë jeta ime në pyetje, unë do ta bëj."

Kampioni i peshave të rënda vazhdoi: “Nuk ndjej më frikë. Mund të tingëllojë pak poetike, por shpirti im i përket Zotit dhe trupi im vendit tim”.

“Boksi më ka ndihmuar të jem i qetë dhe i përgatitur mendërisht… dhe të ndihmoj të tjerët që janë në panik dhe nervozë. Bombardimi përreth nesh është i çmendur. Sapo bombarduan qytetin e Mariupolit, një nga miqtë më tregoi që iu bombardua shtëpia. Rusët nuk po luajnë lojëra.Populli rus nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh këtu. Ata nuk po shohin se çfarë po ndodh. Ata janë viktima të Presidentit të tyre.”, tha në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat