Media gjermane paralajmëron për sportisten me origjinë nga Kosova

Boksi

Media gjermane paralajmëron për sportisten me origjinë nga Kosova

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2022 Në ora: 19:08
Media gjermane paralajmëron për sportisten me origjinë nga Kosova

Shoqata FIDES SPORTS është e kënaqur që do ta ketë një tjetër sprovë të fortë sportive boksierja Fabiana Bytyqi. 

“Bytyqi është boksiere nga Çekia me orgjinë nga Kosova.  27-vjeçarja, mburret me rekordin e saj, ka fituar 19 nga 20 luftërat e saja, 5 prej tyre me nokaut. Në shtator të vitit 2020, ajo fitoi titullin WBC në peshën atomike", shkruan “Magdeburger News".

“Jemi të kënaqur që Fabiana Bytyqi e plotëson ekipin tonë. Ajo është shumë e talentuar dhe që nga viti 2020 është kampione botërore në peshën atomike. Kjo sjell një frymë të freskët në ekip.

Ne i kemi vënë vetes synimin që të vazhdojmë të mbrojmë titullin WBC”, thotë Burim Sylejmani, promotori i FIDES SPORTS, i pyetur nga media gjermane “Magdeburger News’. Ai vazhdon: “Me Fabianën, tani jemi të pozicionuar shkëlqyeshëm edhe në boksin e femrave, e presim të ardhmen me optimizëm”.

Fabiana Bytyqi është në gjendje të mirë kur bëhet fjalë për riorientimin e saj në FIDES SPORTS.

“Burimi dhe skuadra kanë bërë një përpjekje të madhe për t'u kujdesur për mua dhe mendoj se jam në duar të mira këtu dhe mund të ndërtoj mbi sukseset e mia të mëparshme dhe të vazhdoj me një strategji e përshtatur mirë stërvitore, mund të jem optimiste”, shprehet e kënaqur boksierja profesioniste pas nënshkrimit të sotëm të kontratës me FIDES SPORTS.

Tom Schwarz dhe Elvis Hetemi janë gjithashtu nën kontratë me FIDES SPORTS.

“Është fantastike që Fabiana, si kampione e botës me përvojë, më në fund ka ardhur në skuadër dhe jam i lumtur që punoj me të. Ajo përshtatet mirë në ekip”, shpjegon profesionisti i peshave të rënda Tom Schwarz. Elvis Hetemi gjen gjithashtu fjalët e duhura: “Jam i lumtur që Fabiana i ka qëndruar besnike Elbës”.

Bytyqi ka lindur në Usti nad Labem në Çeki. Të dy boksierët, Tom Schwarz dhe Elvis Hetemi, fituan ndeshjet e tyre debutuese nën FIDES SPORTS më 9 prill gjatë një gala ndërkombëtare boksi në Falkensee afër Berlinit.

Luftën e fundit Bytyqi e ka zhvilluar më 5 mars të këtij viti në Brno të Çekisë kundër bullgares me përvojë Ivanka Ivanova. Ajo fitoi në raundin e 6-të. Boksierja do të zhvillojë luftën e saj të radhës më 29 korrik gjatë një aktiviteti boksi në Kosovë.

Me Fabiana Bytyqin, ekipi i FIDES SPORTS tashmë është kompletuar dhe pret një të ardhme të suksesshme në boks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat