​Shabani kthehet me medalje në Kosovë, ia kushton babait të tij

Boksi

​Shabani kthehet me medalje në Kosovë, ia kushton babait të tij

Më: 29 maj 2022 Në ora: 21:25
Elhami Shabani

Karateisti nga Kosova Elhami Shabani mori pjesë së fundi në Kampionatin Evropian të karatesë për senior që u zhvillua në Gaziantep të Turqisë.

Në këtë kampionat konkurrenca oshte shumë e madhe ku morën pjesë mbi 500 garues dhe Shabani ia doli që të stolisej me medaljen e bronztë, raporton KosovaPress.

Të dielën Shabani i shoqëruar nga trajneri dhe drejtuesit e federatës duke përfshirë edhe kryetarin Avni Gashi u kthyen në Kosovë.

Me këtë rast Shabani tha se ka punuar shumë për ta siguruar këtë trofe dhe atë ia dedikoi babait të tij Agim Shabani.

Shabani: Medaljen ia dedikoj babait tim

"Ka qenë mjaftë e vështirë duke e pasur parasysh që edhe kategoria ime është deri në 75 kg që njihet si kategoria më e vështirë në sportin e karatesë ku i kam zhvilluar gjashte meçe, pese duele i kam fituar. Duelin me turkun ku mendoj që më kanë dëmtuar referët, kam mbetur baras 2-2...Tani muajin tjetër i kemi lojërat mesdhetare, besoj që jemi në formën më të mirë të mundshme edhe do të vazhdojmë përpara me suksese të reja...Prej Kosovës jam nisur vetëm me njw qëllim, vetëm me qëllimin e medaljes, asnjë alternative tjetër nuk ka pasur përveç medaljes... Këtë medalje e kam fituar vetëm për babain tim.”, tha Shabani.

Ndërsa kryetari i Federatës së Karatesë Avni Gashi tha se ky triumf i Elhami Shabanit është tregues se ky sport ka të ardhme dhe se ai e kompletoi misionin që e kishte deri më tani.

Gashi: Elhamia e kompletoi misionin e tij.

"Elhamia është një prej shembujve që e ka kërkuar medaljen, ka punuar për të tash e sa vite edhe më në fund u realizua edhe si person edhe si karateist por edhe mision që e kishte deri më tani", u shpreh Gashi.

I lumtur me suksesin e të birit të tij në Turqi u shpreh edhe babai i Elhamiut, Agim Shabani.

Shabani: Elhamia e ka merituar këtë medalje

"E kemi pritur, e presim kohë të gjatë këtë medalje, kemi punuar për këtë ditë edhe jemi munduar për këtë ditë edhe e kemi arritur, kështu që me punë e ka mëritur e ka marrë këtë medalje”, tha Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat