Joshua do të zhvillojë edhe një sfidë të dytë

Boksi

Joshua do të zhvillojë edhe një sfidë të dytë

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 12:48
Joshua do të zhvillojë edhe një sfidë të dytë

Anthony Joshua do të zhvillojë edhe një sfidë të dytë këtë vit, që me shumë gjasa do të jetë në dhjetor. Lajmin e konfirmoi menaxheri i tij Eddie Hearn, njëkohësisht promotor i njohur në boks. Ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të zhvillohet revanshi ndaj Oleksandr Usyk, në korrik apo gusht, Joshua mendon për më tej.

“Joshua do të duelojë dy herë këtë vit. Shtyrja e revanshit me Usyk do të jetë me dy javë, ndaj është koha e mjaftueshme që ai të ngjitet sërish në ring në dhjetor të këtij viti”, u shpreh Eddie Hearn.

Ai konfirmoi se ende po punohet që revanshi të zhvillohet me 23 korrik, në të kundërt do të shtyhet për ditët e para të gushtit. “Dueli do të ndodhë, është një marrëveshje e madhe për të dy boksierët”, tha Hearn.

Gjithsesi, fakti që britaniku do të duelojë sërish këtë vit lë të mëndosh se ajo përballje mund të jetë ndaj patriotit të tij Tyson Fury në rast se fiton sfidën. Të paktën kjo është ajo që dëshirojnë të gjithë fansat e këtij sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat