Selektori i Kosovës: I lutem dashakeqësve të boksit, mos të merren me fjalë të kafeve

Boksi

Selektori i Kosovës: I lutem dashakeqësve të boksit, mos të merren me fjalë të kafeve

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:12
Besim Brahimi, në mes

Selektori i kombëtares së Kosovës në boks, Besim Brahimi, tha se nuk merret se çfarë thonë dashakeqësit e boksit, por është i përkushtuar në punë dhe në sukseset e boksierëve.

“Disa njerëz që nuk ia dojnë të mirën boksit, bëjnë kritika të paarsyeshme.

Boksieri Patriot Behrami nuk e ka humbur meçin se është dorëzuar, por në rundin e dytë është lënduar dhe në të tretin u ndërpre për shkak të këtij lëndimi. 

I lutem dashakëqijve, që nuk kontribojnë asgjë për boksin, mos të merren me fjalë të kafeve dhe të rrugëve.

Të paktën të janë të arsyeshëm.

Ndaluni pak ju dashakeqës, se nesër Shpejtim e Bashkim Bajoku,  boksojnë për medalje në Lojërat  Mesdhetare”, thotë Brahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat