Florian Marku zbulon datën se kur do ndeshet në “Air Albania”

Boksi

Florian Marku zbulon datën se kur do ndeshet në “Air Albania”

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 16:53
Florian Marku

E kishte dhënë si premtim dhe tani Florian Marku ka njoftuar edhe datën. Më 25 gusht do zhvillojë një ndeshje boksi në ‘Air Albania’, stadiumin kombëtar në Tiranë, por ende nuk ka bërë të ditur kundërshtarin me të cilin do ndeshet.

“Po kthehem për të gjithe ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 gusht iu pres të gjithëve në ‘Air Albania’. Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing për besimin dhe mbështetjen. Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin këtë javë.

Iu premtoj që do jap shpirtin për t’ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës,”– shkruan Marku në Facebook.

Florian Marku, 29 vjeç, është mbajtës i titullit në kategorinë IBF, ndërsa synon të fitojë edhe në federata të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat