Florian Marku ka një kerkesë për tifozët që do të jenë në stadium

Boksi

Florian Marku ka një kerkesë për tifozët që do të jenë në stadium

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:45
Florian Marku ka një kerkesë për tifozët që do të jenë në stadium

Florian Marku pak ditë më parë u kthye Shqipëri, për të vijuar përgatitjen për ndeshjen e madhe në “Air Albania” përballë maksikanit Miguel Parra Ramirez.

Marku për këtë ndeshjen të madhe që mund t’i sjellë atij titullin e dytë në karrierën kërkon ndihmën e sa më shumë tifozëve “kuqezi”.

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale Marku i kërkon tifozëve që të gjithë  të marrin me vete në stadium nga një flamur kombëtar për të krijuar një atmosferë fantastike.

“Jam gati! Edhe 8 ditë kanë ngelur për ndeshjen më të madhe të historisë të boksit në Tiranë.

Ju pres të gjithëve në stadiumin Air Albania, merrni me vete flamujt që të krijojmë një atmosferë e cila do të mbahet mend gjatë!”, ka shkruar Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat