Bushati kapet me Florian Markun: Alban Beqiri shkroi historinë e boksit shqiptar në Beograd 

Boksi

Bushati kapet me Florian Markun: Alban Beqiri shkroi historinë e boksit shqiptar në Beograd 

Nga: K. G. Më: 26 gusht 2022 Në ora: 23:03
Bushati në mes

Ish boksieri i mirënjohur dhe trajner dhe pedagog në Universitetin e Sporteve në Tiranë, një kohë ka boksuar edhe në Kosovë, ka reaguar me një shkrim në facebook!

“Të rinjtë kanë nevojë për shembuj suksesi dhe jo për show.

Duke iu referuar ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Florian Markut dhe boksierit meksikan  Miguel Parra, si specialist i këtij sporti, Dr. Shkencash, Pedagog në UST, dhe trajner i Ekipit Kombëtar, nuk mund të rri pa sqaruar sportdashësit shqiptar mbi hipërbolizimin e kësaj ndeshje, e cila për hir të së vërtetës la shumë për të dëshiruar.  

Ndeshja u dominua nga boksieri meksikan packa se u fitua nga Marku. Në disa media dhe portale thuhet se Florian Marku është boksieri më i mirë shqiptar, ndaj mora iniciativën të bëj këtë sqarim dhe të vendos meritën aty ku duhet.

Shqipëria ka sportistë të cilët qëndrojnë shumë më lart se Florian Marku. 

Boksieri Alban Beqiri shkroi historinë e boksit shqiptar në Beograd, duke u renditur i treti në Botë dhe Kampion Ballkani.

Boksieri Denis Nurja, kampion Ballkani. 
Indrit Laci, nënkampion Ballkani.
Rexhildo Zeneli, nënkampion Ballkani.
Krenar Zeneli, nënkampion Ballkani.

Ariol Zeneli, nënkampion Europe dhe dy herë medalist në Europë.

Jurgen Uldedaj, dy herë medalist Europe, kampion bote në WBC (Junior).

Aleksandër Ramo dhe Alban Barmeta me karrierë profesioniste. 

Duke parë kontributet që boksierët tanë i kanë dhënë Shqipërisë, natyrshëm lind pyetja:

Po Florian Marku çfarë ka dhënë për vendin? 

A e ka përfaqësuar ndonjëherë vendin në konkurse institucionale ndërkombëtare?

Vetëm show, asgjë më shumë. Ndjehëm i keqardhur dhe i pezmatuar që boksierët tanë që ngritën lart Flamurin Kuq e Zi dhe na përfaqësojnë denjësisht, nuk u pritën siç u ka hije kur kanë ardhur me medalje ndërkombëtare!
Janë ngritur në këmbë Bashki e Kryeministri për të organizuar një pritje madhështore për Florianin, ndërkohë që për të tretin e botës, z. Kryeministër nuk denjoi as ta priste në zyrën e tij. 

Alban Beqiri nuk ofron show, nuk ka kohë për show se t’ia dalësh për të qenë i treti në botë, duhet mund, duhet punë, shumë punë. 

Miqësisht, kërkoj nga mediat dhe portalet të jenë 

më të kujdesshëm kur dalin në deklarata të tipit “Mbreti i boksit shqiptar”, për sportistë që nuk e meritojnë, pasi po demotivohen profesionistët e vërtetë. 

Të jesh boksier elite në arenën e boksit dhe boksier instagrami e rrjetesh sociale, janë dy gjëra komplet të ndryshme. 

Le të jemi të gjithë pak më të kujdesshëm dhe të  motivojmë rininë drejt vlerave që sjell puna, mundi dhe përkushtimi i vazhdueshëm. Rinia jonë ka nevojë për modele, të rinjtë kanë nevojë për përkrahje, që të vijojnë të na bëjnë krenar nëpër gara ndërkombëtare”, ka shkruar Bushati në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat