Kosova në Itali, kërkon më të mirën

Boksi

Kosova në Itali, kërkon më të mirën

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 14:11
Kosova në Itali, kërkon më të mirën

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar për në Itali dhe kërkojnë të dalin me rezultate sa më të mira.

Në informatën e Federatës së Boksit të Kosovës, thuhet se me katër boksierë synojnë të paraqiten sa më mirë. 

“Kombëtarja e Kosovës e juniorëve djem e vajza në boks udhëtoi në Kampionatin Evropian në  Montesilvano.

Boksierët  e kombëtares junior: 57 kg Rexhep Morina, 75 kg Luan Morina, boksieret 50 kg Erinda Veliu, 57 kg Suela Canolli, selektorët Besnik Vranoci, Faton Xhakli dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Rrugë të mbare dhe suksese ju uroj kryetari i federatës Enver Krasniqi”, thuhet në njoftimin e federatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat