Kosova dhe Serbia garojnë në turneun “Gongu i Artë”

Boksi

Kosova dhe Serbia garojnë në turneun “Gongu i Artë”

Nga: K. G. Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:44
Kosova dhe Serbia garojnë në turneun “Gongu i Artë”

Turneu ndërkombëtar i boksit “Gongu i Artë” do të mbahet këtë fundjavë (18 dhe 19 nëntor) në sallën e vogël

“Boris Trajkovski” në Shkup, në të cilin do të performojnë boksierë nga 11 shtete.

Sipas organizatorëve, Kosova dhe Serbia do të garojnë  në turneun “Gongu i Artë”.

Kështu e konfirmojnë organizatorët.  “Gongu i Artë” është një nga tre ngjarjet më të vjetra të boksit në këtë kontinent dhe në të do të performojnë boksierë nga Anglia, Skocia, Suedia, Serbia, Bullgaria, Kosova, Hungaria, Shqipëria, Eritrea, Mali i Zi.

Maqedonia në turneun tradicional të boksit do të marrë pjesë me gjashtë përfaqësues Alen Rustemov, Ilhan Ozmen, Ajhan Ozmen, Dion Lena, Alim Nasufi dhe Ali Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat