Momenti kur rrihen mes vete burrë e grua, emra të njohur të sportit

Boksi

Momenti kur rrihen mes vete burrë e grua, emra të njohur të sportit

Më: 4 janar 2023 Në ora: 12:09
Momenti kur rrihen mes vete burrë e grua

Dana White, presidenti i UFC-së, njeriu që organizon ndeshjet e arteve marciale mikse dhe bashkëshortja e tij Anne White, janë “kapur mat” teksa qëllonin njëri-tjetrin me shpulla gjatë festës së organizuar në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Ngjarja ndodhi në zonën “vip” të lokalit të njohur Squid Roe, në qytetin e Cabo San Lucas (Meksikë).

Nuk dihet ende arsyeja e atij incidenti, por njerëzit e pranishëm në atë festë thonë se ata ishin të pirë. Gjithçka ndodhi kur çifti po kërcente dhe pamjet tregojnë se ishte fillimisht Anne që goditi me shuplakë bashkëshortin, që reagoi në të njëjtën mënyrë.

“Prej vitesh kam thënë se nuk ka asnjë justifikim që një mashkull të ngrejë dorë ndaj një gruaje dhe ja ku jam këtu duke folur për këtë gjë. Njerëzit mund të thonë mendime të ndryshme për këtë ngjarje, që mund të jenë të drejta.

E përsëris, ishte një ngjarje e rëndë, më vjen turp dhe nuk duhej të veproja ashtu”, tha Dana White, që ka kërkuar ndjesë.

Çifti ka 26 vite martesë dhe Anne White tha se kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë mes tyre: “Një gjë e tillë nuk na kishte ndodhur më parë. Për fat të keq, të dy kishim pirë pak më shumë se duhej në festën e Vitit të Ri dhe nuk e kontrolluam dot veten. E diskutuam këtë çështje në familje dhe i kërkuam ndjesë njëri-tjetrit”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat