Katërshja ligjëruese në boks: Demolli, Tahiraj, Voca dhe Kamberi por mungon Konjuhi

Boksi

Katërshja ligjëruese në boks: Demolli, Tahiraj, Voca dhe Kamberi por mungon Konjuhi

Më: 13 janar 2023 Në ora: 13:27
Seminari

Federata e boksit e Kosoves përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit, me 14 janar, në lokacionet e MASHTI  në Prishtinë nga ora 14:00 do të organizoj seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtare, si dhe pranimin e 4 gjyqtarëve të rinj në SH.GJ.K., dhe seminari për delegate dhe mjek sportivë. 

Para fillimit te sezonit pranveror te garave në boks, shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripërtrirje te diturisë) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meçeve gjatë sezonit pranveror. 
Ky seminar është me rëndësi për arsye te ndryshimit të disa rregullave teknike ne boks dhe ndryshimi i disa vendimeve te gjyqtarëve. 

Ligjërues për gjyqtarë do të jetë gjyqtari me licence ndërkombëtarë IBA 2 star Latif Demolli dhe kryetari i SHGJK Agim Tahiraj, ndërsa tema kryesore të këtij seminari janë  ”Ndryshimet e disa rregullave në pikë dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike ne boks”. 

Po ashtu ligjëruesi për delegate do të jetë Sylejman Voca që do ti  informojnë mbi punën e delegatit para fillimit të meçit dhe deri me përfundimin e meçit  dhe kompetencat e tyre. 

Ndërsa mjeku Agron Kamberi do të ligjeroj për mjekësinë sportive dhe  për kontrollimet mjekësore gjate një viti, kontrollimet para meçeve që janë të domosdoshme, dhe kush ka drejtën të boksojë, njofton federata.

Në ligjërim mungon Rrustem Konjuhi, ish gjyqtar i mirënjohur dhe ish kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat