Konjuhi: Ka boksier të regjistruar vetëm për t’u arsyetuar në DSK por edhe në KOK!

Boksi

Konjuhi: Ka boksier të regjistruar vetëm për t’u arsyetuar në DSK por edhe në KOK!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 prill 2023 Në ora: 18:07
Rrustem Konjuhi

Pak kush që nuk e njeh Rrustem Konjuhin! 

Gjyqtarin më të mirë që ka pas Kosova, gjithmonë pedant në ring dhe njohësi më i mirë i rregullave të boksit, këtë e thonë edhe disa njohës të boksit.

Konjuhi ndjen keqardhje që boksi ka ra në një gjendje të vështirë dhe nuk ka suksese me përjashtim të Donjeta Sadikut dhe Shpëtim Bajokut në vitin e kaluar. 

Konjuhi i takon gjeneratës së sakrificës, që pa menduar as dy herë iu përgjigj shokëve në rezistencë kundër regjimit serb në vitet e 90-ta.  

“Boksi është në amulli të vërtet, duke përjashtu sukseset e vitit të kaluar të Donjetës, por këtë vit po me duket se prapë janë kthye në avazin e vjetër.

Qysh në fillim të vitit në një turne mjaft prestigjioz dhe me traditë në Bullgari, turneu ‘Strangjat’,  pastaj në Budvë të Malit të Zi vetëm fal shortit dhe duke qenë të paraqitur në një kategori vetëm 5 boksierë edhe me një ndeshje edhe më humbje kinse patën sukses morën medalje, ndërsa për federatën e boksit i paraqesin si arritje”, thotë Konjuhi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më tutje Konjuhi përmend edhe ish kryetarin e federatës, Ramadan Selimin dhe ish sekretarin e përgjithshëm Mehmet Bogujevcin. 

“Para disa dite një shkrim në gazetën kombëtare ‘Bota sot’, ishte një shkrim se pas ndryshimit në udhëheqësin e federatës të kryetarit dhe sekretarit më pëlqeu shumë se ku qëndron dallimi me këtë kryesi të sotit dhe shtrohet pyetja se kush ka qenë më i suksesshëm, dallimi është shumë i madh. 

Legjenda e boksit, ish sekretari Mehmet Bogujevci por edhe ish kryetari Ramadan Selimi, ishin një tandem i pathyeshëm dhe masoviteti ishte shumë i shprehur.

Në arenën ndërkombëtare ndikimi i Mehmetit ishte shumë i madh ku edhe gjatë mandatit të kësaj kryesie edhe para pranimit të instancat ndërkombëtare paraqitja e boksierëve të Kosovës në turne të ndryshme asnjëherë nuk kanë paraqit problem bile edhe fitues të shpallur si më të mirët kanë qenë boksierët tanë.

Duhet theksuar se në një kohë edhe boksier ka pas mjaft cilësor dhe për ata sukseset nuk kanë mungu edhe pse në gara evropiane, botërore nuk jemi leju të marrin pjesë, por në turne të forta ka pas sukses”, thotë ish gjyqtari i mirënjohur dhe njohësi më i mirë i rregullave të boksit.

Konjuhi kujton se pas pranimit në garat ndërkombëtare të boksit, filluan edhe disa ndryshime.

“Pas pranimit në gara ndërkombëtare në AIBA dhe EUBC pra dy organizatat më të larta botërore të boksit gjërat filluan të ndryshojnë, pikë së pari ndryshimi i kryesisë së mëparshme, pastaj ka shumë faktor që ndikojnë në boksin e sotëm për të arrit ndonjë rezultat kulminant.

Mendoj se masovizimi i klubeve me boksier mungon edhe pse në federatë sot janë të regjistruara afër 30 klube, ky espanzion i klubeve të regjistruara është bërë vetëm e vetëm, kinse federata e boksit ka masovizim dhe ka boksier të regjistruar për t’u arsyetuar në Departament të Sporteve por edhe në KOK se në Federatën e Boksit ka masivizim por ky masovizim ka sjell vetëm dobësimin e boksit në përgjithësi, këto klube që funksionojnë dhe në gjirin e tyre nuk kanë as 3 seniorë që bëjnë gara, edhe pse këto gara mungojnë në tërësi në Kosovë, më tepër i jepet rëndësi disa turneve të parëndësishme e kryekëput në Bullgari me tre boksier disa të harxhuar më, çdo herë të njëjtit pa iu dhënë ndonjë rast boksierëve tjerë edhe pse nuk po shihen në horizont boksier të rinj që të garojnë”, ka nënvizuar ai.
Cili është problemi?

“Problemi numër një i zhvillimit të një garuesi është pjesëmarrja në gara vendore kur ka gara boksojnë ndërmjet veti fitohet eksperienca, rivaliteti dhe do të kishim garues më shumë, kështu me turne që po organizojnë disa klube në rend të parë i vendosin garuesit e vet, ia zgjedhin kundërshtarin se si i konvenon dhe bokson një meç, kur të organizon klubi tjetër në mënyrën e njëjtë veprojnë edhe ata.

Kështu që boksierët po mbesin pa ndeshje sepse klubi tjetër dëshiron që boksierët e vet t’i angazhojë.

Dikur kur kanë qenë vetëm 7 apo 8 klube në Kosovë, rezultatet dihen jo që në klubet tona kanë pas vend të gjithë boksierët por kanë qenë të shpërndarë në tërë ish shtetin por edhe kanë qenë të suksesshëm. 

Faktori tjetër shumë i rëndësishëm është të avancimi i trajnerëve, kualifikimi i tyre, i referëve, i delegatëve, pa kualifikime adekuate është e kotë.

Këta kanë kualifikime por kualifikime vendore ,po me duket se vetkënaqësia e individëve se unë jam i zoti dhe se unë jam më i dijshëm se sa tjetri në boksin tonë, është ka i hakmerret, xhelozia se ky apo tjetri zotëron më shumë rregulloren apo metodën e trajnimit apo ky person është i moshuar dhe është më i harxhuar dhe se kontributi i këtyre njerëzve me njohuri dhe përvojë të duhur nuk iu duhet me vetëm se po tregohet shumë negativ, në shtete tjera përvojën dhe diturin e këtyre njerëzve e shfrytëzojnë deri në maksimum, ndërsa te ne këta që po udhëheqin tash po shihet se çfarë diturie dhe suksesi po kanë, asnjëherë boksi nuk ka qenë me poshtë se sa sot. Duhet dikush të jap përgjegjësi por kush të kërkoj këtë se.

Në fund po e citoj gazetarin Bekim Aliu që kishte deklaruar fort mirë për futboll: ‘Ju po dini, ju grahni”, ka përfunduar Konjuhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat