Fiton miliona prej dy basteve të fundit

Boksi

Fiton miliona prej dy basteve të fundit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 13:41
Drake

Reperi i famshëm kanadez, Drake duket se më në fund ka lënë pas mallkimin që e përndiqte në lojërat e fatit.

Drake njihet si një i apasionuar pas sporteve të ndryshëm dhe shpesh në rrjetet sociale shpërndan edhe bastet që luan rreth eventeve sportive.

Por, nëse deri para pak kohësh tersi ishte gjithnjë në anën e tij teksa kujtojmë se si Drake gaboi në parashikimet e tij rreth triumfit të Argjentinës brenda 90-minutëshit në finalen e Botërorit ndaj Francës, apo për triumfin e Barcelonës në El Clasicon e parë të sezonit ndaj Real Madrid, më në fund duket se “yjet janë rreshtuar në krahun e tij” pasi së fundmi, Drake fitoi plot 2.7 milionë dollar.

Basti i fundit i kanadezit lidhej me një event për titullin botëror të peshave të mesme në UFC 287, mes Israel Adesanya dhe Alex Periera.

36-vjeçari kishte vendosur dy baste të ndryshme në favor të Adesanya, një me shumë 500.000 dollarë që Adesanya fitonte ndeshjen dhe një tjetër me shumë 400.000 që Adesanya e fitonte ndeshjen me Knock Out.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat