Reagon Shoqata e Gjyqtarëve Botëror: Mos e përzieni politikën me sport

Boksi

Reagon Shoqata e Gjyqtarëve Botëror: Mos e përzieni politikën me sport

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 maj 2023 Në ora: 21:19
Latif Demolli

Boksierët dhe boksieret e Kosovës janë viktimë e politikës së disa shteteve dhe si rrjedhojë e kësaj edhe nuk i japin viza boksierëve tanë që të garojnë në garat e nivelit më të lartë.

Kosova dy herë e ka paguar shtrenjtë këtë çmim gjatë këtij viti, e para nuk iu lejua boksieres Donjeta Sadikut që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Indi, për shkak e ky shtet nuk e njeh shtetin e Kosovës.

E dyta, boksierëve tanë iu mohua e drejta të janë në Kampionatin Botëror në Uzbekistan, shtet ky që nuk i pajisi me viza.

Ka reaguar Shoqata e Gjyqtarëve Botëror, duke thënë mes të tjera: “Mos e përzieni politikën me sport”.

Latif Demolli sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjyqtar ndërkombëtar, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”:  “Nuk do të lëmë guri pa lëvizur për të kërkuar të drejtën tonë, pasi që Kosova është shtet i barabartë me të gjitha shtetet dhe Federata e  Boksit e Kosovës, e ka të drejtën të marrë pjesë në secilën garë.

Në dy raste jemi viktimë e politikës së shteteve që nuk e njohin shtetin tonë, ndaj janë shkelur të drejtat e sportistëve, kjo është e papranueshme mënyra se si i trajtojnë boksierët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat