Revanshi i madh për titullin kampion mes Shevchenko dhe Grasso

Boksi

Revanshi i madh për titullin kampion mes Shevchenko dhe Grasso

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:37
Pamje nga një meç

Revanshi i madh për titullin kampion mes Shevchenko dhe Grasso!

Artet marciale mikse (MMA) do të organizojnë këtë fundjavë (Las Vegas) eventin Noche UFC, ku spikat sfida për titullin kampion në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg) mes kampiones në fuqi Alexa Grasso dhe ish-kampiones së këtij Divizioni, Valentina Shevchenko.

Ky është një revansh për këtë të fundit, që në mars të këtij viti humbi duelin e parë ndaj Grasso, duke dorëzuar edhe titullin kampion, që e pat mbrojtur 7 herë. Shevchenko (23 fitore e 4 humbje) synon të rikthehet të titulli ndaj Grasso, që numëron 16 fitore e 3 humbje në karrierë.

Grasso është në një moment të mirë në karrierën e saj, pasi nuk humbet prej 3 vitesh dhe ka fituar pesë sfidat e fundit në kafaz.

Shevchenko, një nga ikonat e veteranet e këtij sporti, shpreson të shfrytëzojë gjithë përvojën e saj për t’ia dalë sërish mbanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat