Palokaj mposht sllovakun, atmosferë madhështore nga 20 mijë shikues në Dortmund

Boksi

Palokaj mposht sllovakun, atmosferë madhështore nga 20 mijë shikues në Dortmund

Më: 6 prill 2025 Në ora: 21:04
Gjoni Palokaj

Duke festuar me flamurin kombëtar mbi supe, në sallën e stërmbushur Westfallenhalle të Dortmundit, luftëtari shqiptar i MMA, Gjoni Palokaj, mposhti rivalin e tij, për fitoren e radhës.

Palokaj triumfoi me vendim të gjyqtarëve pas tri rundeve ndaj rivalit sllovak Marko Novak, në ‘Octagon 69’, garë kjo e njohur e arteve marciale.

Ky ishte triumfi i 11-të i Palokajt në karrierë dhe i gjashti rresht, në kategorinë e lehtë pendël, deri në 66 kilogramë.

Që nga viti 2022 ai nuk njeh humbje, ndërsa është pjesë e Octagon MMA tash e dy vjet.

Synimi i tij është të kalojë në Ultimate Fighting Championship (UFC), dhe me formën aktuale e përgatitjen, duket se shumë shpejt mund ta realizoj ëndrrën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat