Kur Fatmir Makolli boksoi veç me një dorë dhe nokautoi kundërshtarin në ligën ish jugosllave 

Boksi

Kur Fatmir Makolli boksoi veç me një dorë dhe nokautoi kundërshtarin në ligën ish jugosllave 

Nga: K. Goca Më: 5 qershor 2025 Në ora: 14:34
Fatmir Makolli

Pedant e i guximshëm në ring, kokëfortë deri në pikën e fundit, edhe pse ishte i lënduar, doli në ring më 16 prill të vitit 1988!

Është Fatmir Makolli!

Ai boksoi me dorën e majtë pasi që të djathtën e kishte të lënduar por as kjo nuk e ndali duke e hedhur në nokaut klasik Eroll Sadikovskin e Pelisterit të Manastirit.

Rundi i dytë në kategorinë e mesme, Makolli me të majtë goditi fuqishëm Sadikovskin duke e hedhur në nokaut e në anën tjetër tifozët shpërthyen si vullkan në palestrën e sportit në Prishtinë.

 “Besojmë se asnjërin nga spektaktorët nuk e ka gëzuar më tepër fitorja e ndonjë boksieri tjetër të Prishtinës se sa ajo e Fatmir Makollit, i cili siç dihet ka qenë i lënduar, por për interes të ekipit e dy pikëve si trim i vërtetë doli në ring, boksoi si mjeshtër i vërtetë, fitoi bile me nokaut klasik dhe kështu jo vetëm që i kontribuojë ekipit, por u dëshmu si mjeshtër i vërtetë.

Kur është për Makollin, po shtojmë edhe një të vërtetë: Fatmiri gjatë gjithë kohës, prej fillimi e derisa e gjunjëzoi Eroll Sadikovskin, boksoi vetëm me dorë të majtë, prandaj kjo fitore mu për këtë arsye e ka vlerën më të madhe se sa mendohet”, kishte shkruar gazetarit i sportit të “Rilindjes”, Fehmi Sejdiu.

Prishtina e gjunjëzoi Pelisterin me rezultat 14:6 në kuadër të javës së gjashtë të Ligës së Parë ish jugosllave.

Prishtina renditej në vend të tretë me 8 pikë, dy më pak se lideri Radniçki i Beogradit dhe Rijeka në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat