Boksieri pëson nokaut dhe mbetet pa vetëdije! Momenti kur bie në tokë

Boksi

Boksieri pëson nokaut dhe mbetet pa vetëdije! Momenti kur bie në tokë

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2025 Në ora: 12:48
Pamje

Boksieri japonez Jin Sasaki pësoi nokaut fundjavën e kaluar, në një meç në kuadër të kampionatit të peshave të lehta WBO.

Gjatë raundit të pestë, Sasaki mori goditje të fuqishme në kokë nga kundërshtari i tij, Brian Norman Jr., pas së cilës humbi ndjenjat.

Sasaki bie në në dyshemenë e ringut, gjë që vetëm sa ia shtoi problemet.

Issei Nakaya, presidenti i klubit të Sasaki, zbuloi në një intervistë për mediumin britanik "Sun" se japonezi humbi kujtesën menjëherë pas meçit.

Pas kësaj, Sasaki u dërgua me urgjencë në spital dhe për fat të mirë, nuk ka gjakderdhje të brendshme.

Ai nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz fizik, por mbetet nën mbikëqyrje mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat