Mehmet Bogujevci uron gazetën “Bota sot”: Jeni e vetmja gazetë te cilës i besoj 

Boksi

Mehmet Bogujevci uron gazetën “Bota sot”: Jeni e vetmja gazetë te cilës i besoj 

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 11:25
Mehmet Bogujevci

Legjenda e boksit e Kosovës, Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në boksin amator në vitin 1978, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Emri i madh i sportit të Kosovës, kapiteni i gjeneratës së artë të Prishtinës, me të cilin klub dolën pesë herë kampion të ish Jugosllavisë, tha se “Bota sot” luan roë të madh në promovimin e sportit në përgjithësi të Kosovës dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

“Urime 30 vjetorin e gazetës.

Jeni e vetmja gazetë te cilës i besoj.

Gazetë e cila promovon sportin në veçanti sportin vendor”, ka uruar Bogujevci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat