Wladimir Klitschko ka disa fjalë për boksierin që nokautoi britanikun

Boksi

Wladimir Klitschko ka disa fjalë për boksierin që nokautoi britanikun

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 22:42
Wladimir Klitschko e Oleksandr Usyk

Wladimir Klitschko, ish-kampioni i botës në boks ka komentuar fitoren e Oleksandr Usykut mbrëmë ndaj Daniel Dubois.

Klitschko përmes rrjeteve sociale ka thur lavde për bashkëvendasin e tij, i cili vazhdon të mbetet kampion i botës i pathyeshëm.

“Kampion. Je një ikonë e vërtetë e ringut të boksit.

Ishte një mastërklas mbi qendrueshmërinë, duke nxjerrë në pah shpirtin tonë të pathyeshëm, që kapërcejmë forcën përmes vendosmërisë dhe vullnetit të pastër”, ka shkruar Klitschko në rrjetet sociale

Kujtojmë që Oleksandr Usyk e mposhti Duboisin me nokaut në raundin e pestë. Kjo ishte fitorja e dytë e ukrainasit ndaj boksierit britanik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat