Luftëtari shqiptar i MMA-së, Gjoni Palokaj, nuk ka të ndalur në sportin e kafazit.
Djaloshi me prejardhje nga Velezha e Prizrenit, ka shënuar fitoren e radhës (e pesta po në aq duele) duke mahnitur të pranishmit (15 mijë shikues) në ZAG Arena në Hannover të Gjermanisë.
Palokaj i dha leksion luftëtari çek, Jakub “Batfal” Batfalsky.
Gjoni Palokaj ka fituar me pikë ndaj rivalit.
Atmosfera ka qenë e zjarrtë, shumë bashkatdhetar e ndoqën mjeshtrin e këtij sporti nga Kosova.
Tash Gjonit i është hapur rruga për tutje.
Palokaj ka dominuar tre rundet ndaj rivalit.
Një fitore e madhe, të cilën e kremtoi me flamur kombëtar.
Palokaj shprehet i lumtur për këtë fitore me peshë të madhe duke paralajmëruar të tjera.
Palokaj është një nga emrat më premtues të organizatës Oktagon MMA.