Gjenerata më e lavdishme në histori të Kosovës, padyshim është klubi i boksit Prishtina, pesë herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.
Prishtina e famshme nuk njihte as një kundërshtar në fund të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, duke i demoluar me rezultate.
Ekipi serb Metallci i Valevës kishte pësuar fiasko në kryeqytetin e Kosovës, me rezultat 18:2.
Ky meç u zhvillua me 2 shtator (ditë e diel) në vitin 1984 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para 3 mijë shikuesve.
Xhevdet Peci, Muharrem Gjocaj, Sami Buzolli, Fatmir Makolli, Agim Latifi, Afrim Majanci, Naser Bajrami, Nysret Rexhepi, Abedin Lika etj., ishin në qendër të vëmendjes, kolosët e ringut.
Pas javës së shtatë në Ligën e Parë ish jugosllave, Sllavia e Banjallukë kryesonte me 9 pikë, një më shumë se Prishtina dhe Smedereva.
Prishtina – Metallci 18:2
Mizë: Lika pa luftë 2:0
Bantam: Ramadani - Markoviq 2:0 (ndërprerje rundi i II)
Pendel: Buzolli - Pavlloviq 2:0
E lehtë: Majanci - Daniqi 1:1
Gjysmë velter: Latifi - Romanoviq 2:0
Velter: Bajrami - Jeliqi 1:1
Gjysmë e mesme: Makolli - Pitariq 2:0 (lëndim i arkadës në rundin e II-të)
E mesme: Rexhepi - Boiçiqi 2:0 (dorëzim në rundin e parë)
Gjysmë e rëndë: Gjocaj - Kërstiqi 2:0 ndërprerje në rundin e III-të)
E rëndë: Peci - Kovaçeviq 2:0 (ndërprerje rundin e I-rë)