Sefedin Braha, ka qenë ndihmëstrajner i trajnerit të madh të gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina, Lah Nimani.
Braha, sot së bashku me kryetarin e Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi, vendosin kurorën te varri i legjendës së boksit, Nazif Gashi, i cili ndërroi jetë sot në moshën 74-vjeçare.
“Lamtumira e fundit për legjendën Nazif Gashi.
Sot i dhamë lamtumirën e fundit legjendës së sportit tonë, Nazif Gashit, një figure që me punën dhe karakterin e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin tonë.
Në këtë ditë të rëndë, kryetari Enver Krasniqi dhe trajneri Sefedin Braha vendosën kurorën e respektit dhe mirënjohjes, duke nderuar kontributin e pazëvendësueshëm të Nazif Gashit në sport dhe në shoqëri.
Një gjest që flet shumë për vlerësimin e tyre dhe të gjithë atyre që e kanë njohur nga afër.Nazif Gashi do të mbahet mend si simbol i përkushtimit, fisnikërisë dhe dashurisë për sportin.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.