Jake Paul flet për nokautin nga Joshua: Kështu me dukej...

Boksi

Jake Paul flet për nokautin nga Joshua: Kështu me dukej...

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 14:58
Pamje nga meçi

Jake Paul është prononcuar pas humbjes së rëndë nga Joshua në meçin e boksit mes tyre.

Në një paraqitje të shkurtër në podkastin e vëllait të tij Logan, të regjistruar një ditë pas ndeshjes,

Paul përshkroi gjashtë raundet në ring me boksierin britanik të peshave të rënda që e lanë me lëndime serioze.

Ai theu nofullën në dy vende dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për të futur katër pllaka metalike, dhe më parë u kishte zbuluar fansave se kishte humbur edhe disa dhëmbë si pasojë e procedurës.

“Ndjehem sikur kisha një top bejsbolli aty brenda. Ishte shumë e vështirë,”, tha Paul, duke përshkruar ndjesinë në nofullën e tij të thyer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat