Ish - reprezentuesi i Kosovës: Kosova ka më shumë gjyqtarë se boksierë

Boksi

Ish - reprezentuesi i Kosovës: Kosova ka më shumë gjyqtarë se boksierë

Nga: K.G. Më: 7 janar 2026 Në ora: 16:29
Mahmut Gorda e Mehmet Haxhani

Ish - reprezentuesi i Kosovës, Mahmut Gorda, ka ngritur një shqetësim për gjendjen aktuale të boksit në Kosovë, duke e cilësuar situatën alarmante dhe shqetësuese për të ardhmen e këtij sporti.

Gorda, i cili ka boksuar në kategorinë 51, 54, 57 e 60 kilogramë dhe ka qenë ndër boksierët më të mirë që ka pasur Kosova, flet hapur për krizën e thellë që sipas tij po e shoqëron boksin tash e disa vite.

“Kosova ka më shumë gjyqtarë se boksierë.

Sot krejt janë bërë gjyqtarë, po boksierë nuk ka”, ka komentuar Gorda.

Duhet theksuar se Gorda ka boksuar edhe në profesionalizëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat